Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është arrestuar të premten pas pretendimeve për fyerje dhe nënçmim të policëve, shkruan Vijesti.
Gjeloshaj debatoi me policinë malazeze pasi autoritetet e dërguan veturën e tij në kontroll teknik emergjent për shkak të xhamave të zinj. Në atë moment, Gjeloshaj ishte në veturë së bashku me familjen e tij. Situata, sipas Vijesti, është tensionuar dhe ka pasur debat të fortë mes palëve.
Policia nuk e ka komentuar rastin duke thënë se masat policore janë në vazhdim e sipër. Pas përfundimit të hetimeve, do të dalin me deklaratë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, udhëzonte qytetarë si të votojnë dhe u premtoi pensione nga Serbia
-
Konfiskohet një revole pas gjuajtjeve me armë në festën e kryetarit të Hanit të Elezit
-
Presidenti i Malit të Zi thotë se e kërcënoi Nik Gjeloshaj, kërkon shkarkimin e tij
-
Arrestohet një shtetas i Kosovës në Ulqin, dyshohet për vjedhje në plazhe
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar