Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Selmanaj akuzon institucionet për papërgjegjësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, ka folur për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Hasan Dakaj, i cili është arrestuar në Serbi më 5 janar.

Ai ka akuzuar institucionet e Kosovës për mungesë të përgjegjësisë në këtë rast.

Selmanaj ka theksuar Ministria e Drejtësisë duhet të angazhohet për këtë rast.

“Është e papranueshme dhe e pakuptimtë mungesa e përgjegjësisë së bartësve institucionalë për lirimin e Hasanit. Askush nga instancat tona nuk di gjë për fatin e tij. Institucionet shtetërore dhe lokale s’kanë treguar as kujdesin minimal për gjendjen financiare të familjes së Hasanit. Ministria e Drejtësisë duhet të angazhohet në të gjitha mundësitë e saj. Hasani meriton lirinë për të cilën luftoi. Hasani nuk guxon të harrohet nga ne”, ka theksuar Selamanj.

Ai ka thënë se informatat e familjarëve të Dakajt tregojnë se ai po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Beograd.

“Hasani më 5 janar ishte nisur drejt Italisë. Informatat e familjarëve të siguruara nga avokati dhe jo nga institucionet tona tregojnë se ai po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Beograd me akuzën kinse për krime të kryera gjatë kohës së luftës”, është shprehur Selmanaj.

Edhe MPJD: Dakaj na konfirmoi se Serbia po e akuzon për krime lufte Arbëri MPJD: Dakaj na konfirmoi se Serbia po e akuzon për krime lufte

Sipas një njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 10 janar, Dakaj ishte vizituar nga ambasadori Jetish Jashari.

Sipas Ministrisë Dakaj e kishte konfirmuar se Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit e ngarkon atë për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999.

https://www.koha.net/arberi/405330/mpjd-dakaj-na-konfirmoi-se-serbia-po-e-akuzon-per-krime-lufte/