Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar në mëngjesin e së premtes në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar, ka njoftuar avokati Xhevdet Smakiqi, që ka thënë se është autorizuar nga familja e Dakajt.
Sipas avokatit Smakiqi, arrestimi ka ndodhur në mëngjes derisa Dakaj po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë. Ai ka thënë se Dakaj është arrestuar vetëm se ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Ai ka thënë se sipas informatave të para, Dakaj është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.
Smakiqi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të kërkojë lirimin e Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë.
KOHA ka dërguar pyetje në drejtim të MPJD-së dhe Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi lidhur me rastin. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
-
Hasan Dakaj lirohet nga burgu në Serbi
-
Serbia thotë se e ka ndaluar një ish-pjesëtar të UÇK-së në Horgosh
-
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Selmanaj akuzon institucionet për papërgjegjësi
-
Smakiqi: Prokuroria serbe pretendon se ka dëshmitarë okularë për ish-pjesëtarin e UÇK-së
-
Paraburgim për ish-pjesëtarin e UÇK-së që u arrestua në Serbi, po akuzohet për krime lufte