Ramush Haradinaj njihej për komandant të vendosur në luftë. Dy dekada më vonë, kur është vënë në krye të ekzekutivit, ai po demonstron vendosmëri edhe për të thyer të gjitha rekordet për sa i përket mbipopullimit të kabinetit qeveritar.
Armata politike e tij mund të numërojë deri në 664 rekrutë, në rast se zbatohen ndryshimet që i ka bërë në një rregullore, e që për efekt kanë rritjen e numrit të këshilltarëve politikë që ai dhe ministrat mund të angazhojnë, por edhe bazuar në trendin e emërimit të zëvendësministrave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kabineti qeveritar që e drejton ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit është më i madhi në historinë e Kosovës. Përpos tij, që është kryeministër, ka edhe 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, tre nga të cilët mbajnë edhe funksionin e zëvendëskryeministrit, si dhe, deri tash, 64 zëvendësministra.
“Kabinet kinez” është epiteti që jo pak njerëz ia kanë dhënë Qeverisë së këtij mandati, shkaku i këtyre numrave. Kosova është diku një mijë herë më e vogël se Kina dhe gati në këtë raport ka popullatë më pak, por ka një zëvendëskryeministër dhe një ministër më shumë se ekzekutivi i këtij shteti aziatik... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
AAK-ja akuzon Kurtin për kabinet të madh qeveritar, VV-ja ia rikujton atë të Qeverisë Haradinaj
-
Abrashi i përgjigjet Tahirit të AAK-së: M’u kujtuan diku 80 zëvendësministrat
-
Tahiri: Qeveria Kurti me kabinetin më të madh në rajon
-
Haradinaj: Do ta shqyrtoja nëse do të propozohesha për president, s’bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti
-
Daut Haradinaj thotë se do ta lëshojë mandatin e deputetit