Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Armata e Ramushit” me megakabinetin qeveritar, kryetemë e së dielës në Koha Ditore

“Armata e Ramushit” është kryetemë e së dielës në Koha Ditore.

Në shkrimin kryesor mund të lexoni për megakabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj që mund të arrijë deri në 664 rekrutë, për koston e kësaj armate të përbërë nga kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendës ministrat si kuadro komanduese dhe militantët partiakë si staf mbështetës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qeveria që pranon se abuzon me pushtetin” është kolumna e Brikenda Rexhepit, për temën e së dielës.

Në intervistë profesori i Shkencave Politike, Besnik Pula, tregon se pse qeveritë me tepricë kanë jetë të shkurtër.

Reportazh sjell studentët që përjetojnë Evropën pa liberalizimin e vizave.

“Spanjollja që nga kauçi shpëton refugjatët” dhe “Kinezeve u ofrohen kurse për rënien në dashuri”, janë shkrimet që zënë vend në faqet e botës.

Për të qenit vetvetja në çdo situatë, vijnë shtatë shkronjat e gazetares Klara Buda.

“Separatizmi ballkanik” është fejtoni i dytë i Joseph Roucek, për politikat ballkanike.

Kosovarçe sjell gratë punëtore të Çabrës, fshatit të vetëm të banuar me shqiptarë në komunën e Zubin Potokut.

Në faqet e kulturës mund të lexoni për “piktoren e zërit të femrës” dhe “kreatoren që i hapi dyert me veshjen për yllin amerikan”.

Nga Peja, “monument” sjell gërmadhat e mbetura të asaj që dikur njihej si Ura e Gurit, ku një atentat e kishte lënë të vrarë Haxhi Zekën.

“Qaka po e kthen karrierën në rrugën e duhur” dhe “trajneri Onbashi kërkon trofetë që i munguan si lojtar” janë dy nga shumë shkrimet interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.