Në këtë pjesë të dytë të dokumentarit rrëfehet se si Aristidh Kola, pas vitit 1990, iu gjend pranë emigrantëve ekonomikë shqiptarë në Greqi duke i ndihmuar për gjithçka, deri edhe për përmirësimin e imazhit publik të tyre.
Po kështu kjo pjesë e dokumentarit, të transmetuar nga ABC News, rrefen edhe se si Aristidh Kola u bë barriera e vetme në mediat greke në mbrojtje të të drejtave të popullit kosovar gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.
Është historia e personazhi të pazakontë të vënë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, të cilit për këto qëllime ju desh të shkatërronte karrierën, të linte pas dore familjen dhe shkrinte gjithë pasurinë.
Artikuj të ngjashëm