Avokati Alban Arifi, i cili ishte pjesë e grupit punues kur u hartua Ligji për të huajt, ka thënë se ky ligj ka qenë në fuqi që nga viti 2013 me plotësim-ndryshimet e tyre, por sipas Arifit nëse nuk bëhen plotësim-ndryshime të tjera do të jetë vështirë i implementueshëm.
Arifi në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka thënë se është në kundërshtim me ligjin, aplikimi për leje qëndrim me dokumentete të identifikimit, të lëshuara nga strukturat paralele.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse nuk fillon procedura me plotësim-ndryshimin e ligjit bazik dhe atyre që tani janë në fuqi atëherë do të përballemi me vështirësi të kritereve e që një nga ato janë dokumentet e udhëtimit. Në rastin konkret, të huajt të cilët do të aplikojnë për leje qëndrim në bazë të dokumenteve të identifikimit të cilat janë të lëshuara nga strukturat paralele janë në kundërshtim më Ligjin për dokumentet e udhëtimit, e nxjerrur nga Republika e Kosovës për dokumentet e udhëtimit. Unë shoh vështirësi sepse duhet fillimisht të hyjë në plotësim ndryshim Ligji për të huajt, pastaj ai për Udhëzimin Administrativ për procedurat e lejes së përkohshme. Pa plotësim ndryshim, i bie se do të pranohen ato ilegale”, ka thënë Arifi.
Avokati Arifi ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për këto ligje është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Ky vendim është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nenin 3, të drejtat e barabarta ku duhet të trajtohen të gjithë të huajt njëjtë. Është e domosdoshme që njohja e këtyre dokumenteve të inkorporohet në bazë të Ligjit për të huajt dhe Udhëzimit Administrativ për procedurat e lëshimit të qëndrimit të përkohshëm”, ka thënë Arifi.
Arifi ka potencuar po ashtu se kjo fushatë ka qenë më shumë informuese porse nuk ka pasur nevojë për një të tillë pasi ato janë në fuqi prej vitesh dhe të huajt i dijnë këto procedura.