Zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt bashkë me lehtësirat e dedikuara për shtetasit e Serbisë ka nisur prej tre ditësh. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi, ka dhënë dy shqetësime me të cilat sipas tij institucionet do të përballen.
Gashi ka thënë se përpos që vendimi paraqet shkelje kushtetuese, ai paraqet edhe rrezik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është shumë kontestuese e atyre që janë shtetas të Serbisë dhe kanë dokumentacion valid të Serbisë, sa është kontestuese serbët rezidentë në Kosovë dhe atyre iu dha mundësia të paraqesin dokumentacionin dhe të regjistrohen në regjistrin civil të Kosovës. Këtu lindin dy shqetësime me të cilat do të përballet MPB-ja sepse përpos që është vendim politik dhe ka derivim të drejtpërdrejt në shkelje kushtetuese të nenit 1, 3 dhe 7, por paraqet edhe rrezik se aty mund të regjistrohen njerëz pa mundësi evidentimi të kaluarës së tij. Këto dokumente që aktualisht i disponojnë minoriteti serb në Kosovë janë dokumente të lëshuara nga strukturat paralele”, ka thënë ai në Interaktiv.
Gashi ka theksuar se lëshimi i lejeve të përkohshme, sipas lehtësirave të dakorduara nga Qeveria e Kosovës, paraqet rrezik për sigurinë pasi mund të futen njerëz me të kaluar kriminale.
“Këtu është problemi sepse në ato komuna kanë jetuar njerëz që janë vendosur qysh nga vitet 1991-92 në luftën e Kroacisë dhe tërheqja e tyre dhe vendosja e tyre në komunat e veriut. Por kohëve të fundit mund të fusin edhe njerëz të infiltruar sepse këto dokumente institucionet tona nuk kanë mundësi t’i verifikojnë. Nuk kanë mundësi të verifikojnë të kaluarën e tyre kriminale sepse ata paraqiten me dokumente të rrejshme. Dokumentacionin aktual që i kanë komunat nuk ia kanë ofruar Republikës së Kosovës dhe ky është problem shqetësues që nuk kemi mundur të gjejmë zgjidhje as më herët”, u shpreh ai.
Gashi ka thënë se problemi me dokumentet e serbëve të Kosovës është i trashëguar, e që zgjidhja nuk ka mundur t’i gjendet me vite.
“Ky është problem i trashëguar, më 2018 kur bëmë përpjekje të kryejmë procesin e regjistrimit të minoritetit serb hasëm në problem të dokumentacionit sepse në atë periudhë kohore nuk i kanë njohur as EULEX-i, dhe para shpalljes së pavarësisë nuk i ka njohur as UNMIK-u. Këto dokumente i kanë njohur aktualisht me vendim politik Qeveria e Kosovës, mund të jetë edhe si pasojë e një njohjes së BE-së të pasaportave”, deklaroi Gashi.
Qeveria është pajtuar fundjavën e kaluar që zbatimi i Ligjit për të huajt dhe ai për automjete të fillojë me lehtësira për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në universitetin në veri. Me kërkesë të Bashkimit Evropian, i cili për këtë çështje e dërgoi në Kosovë emisarin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, Kosova u pajtua që t’u lëshojë lejeqëndrime 12-mujore studentëve serbë që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i pranojë dokumentet e identifikimit të lëshuara edhe nga strukturat ilegale, edhe për tre muaj. Vendimi nxiti reagimin e opozitës, por u mirëprit nga ambasadorë të akredituar në Kosovë.