Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova sot fillon takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe komisionet parlamentare.
Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.
Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës - Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Ndërlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.
-
Aposotolova takon përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së, bisedojnë për reformën evropiane
-
Apostolova takon shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare
-
Apostolova: Takimet e mia me liderët politikë nuk nënkuptojnë se i mbështes veprimet e tyre
-
Apostolova takon deputetët e PDK-së e LDK-së
-
Hoti i thotë Apostolovas se LDK-ja, do mbështesë ligjet që rrjedhin nga agjenda evropiane