Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka ngritur kallëzim penal ndaj zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Liza Gashi.
Kallëzimi penal është pranuar në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
“ju njoftoj se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit me datë 09 shkurt 2022, ka pranuar kallzimin penal kundër Liza Agim Gashi zv. ministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për “Betimi për Drejtësi”.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tutje bën të ditur se prokurori kompetent rastin në fjalë e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Prokurori kompetent nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rastin në fjalë më datë 10 shkurt 2022, e ka dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, përfundon përgjigja e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, dhënë për “Betimi për Drejtësi”.
Edhe
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
Ndryshe, krahas zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lëndë në Prokurorin e Shtetit ka edhe ministrja e kësaj Ministrie, Donika Gërvalla.
Rasti i Gërvallës për “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” është në fazën e hetimeve në Prokurorin e Shtetit. /BetimipërDrejtësi