Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, për “mos raportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.
Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G, për shkak të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Ulaj.
-
Gërvalla deklarohet e pafajshme për akuzën e mosraportimit të pasurisë
-
Ministrja Gërvalla po hetohet për mosraportim të saktë të pasurisë
-
Gërvalla lirohet nga akuza për mosdeklarim të pasurisë
-
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
-
Ministrja Gërvalla pa avokat, dështon gjykimi ndaj saj për mosraportim të pasurisë