Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Gërvalla pa avokat, dështon gjykimi ndaj saj për mosraportim të pasurisë

Ministrja e jashtme e Kosoves, Donika Gervalla

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë, për shkak se e ajo nuk kishte të angazhuar avokat.

Gjykatësi Adnan Kamberi njoftoi të akuzuarën se për shkak të denueshmërisë së veprës duhet që e njëjta të angazhoi avokat personalisht, ose në të kundërtën mund t’i caktoj avokat edhe gjykata sipas detyrës zyrtare.

Në lidhje me përmbajtën e aktakuzës e njëjta nuk ishte e qasshme pasi që seanca e shqyrtimit fillestar ka dështuar dhe për këtë “Betimi për Drejtësi” ka dërguar edhe kërkese për qasje në dokumente zyrtare pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë që e njëjtat të jetë e qasshme edhe për publikun.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29 maj të këtij viti ka konfirmuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Gërvallës.

Pasi u bë i ditur lajmi për ngritjen e aktakuzës, ministrja Gërvalla përmes një postimi në Facebook, tha se është përpjekje për të hedhur baltë mbi përfaqësuesit e institucioneve. / Betimi për Dejtësi