Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë në rastin e aktgjykimit të Trim Gashit, aktivist i Vetëvendosjes, raporton KTV .
Gashi ishte liruar nga akuza për ‘dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës në bashkëkryerje dhe në tentativë si dhe për pengim të personit zyrtar’.
“Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi shkallës se parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është vërtetuar drejtë gjendja faktike dhe nuk është shkelur ligji penal”, thuhet në një njoftim të Gjykatës së Apelit.
Gashi ishte akuzuar se ka qenë i përfshirë në një sulm ndaj eskortës së kryeministrit Isa Mustafa, për çka ishte shpallur i pafajshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbetet në fuqi aktakuza kundër katër aktivistëve të VV-së
-
Gashi: Aktivistët e VV-së akuzohen për terrorizëm për “alibi ndërkombëtare”
-
Gashi: Nëse kemi gjykatë të pavarur, aktivistët e VV-së do të lirohen – por kush do të përgjigjet për Deharin
-
Rrëzohen akuzat ndaj Kurteshit dhe Çaushit, Prokuroria s’ua mori deklaratat para ngritjes së aktakuzës
-
Për shkak të parashkrimit, Apeli refuzon akuzën ku Xhavit Haliti akuzohej për sulm ndaj Arben Gashit