Shkalla e dytë e gjyqësorit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit të shpallur në maj të vitit të kaluar, me të cilin Hoxha qe dënuar me kusht me një vit e gjysmë burgim dhe me ndalimin e ushtrimit të detyrës së drejtorit për një vit, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu drejtori i Shërbimeve Pronësore-Juridike dhe Kadastër i Suharekës, Sylejman Hoxha, është liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar me një vendim të Gjykatës së Apelit. Njoftimi për vendimin e Apelit është publikuar nga Komuna e Suharekës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Drejtori i Arsimit në Suharekë dënohet me 4 mijë euro për keqpërdorimin e pozitës
-
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj drejtorit të Kulturës në Suharekë
-
Komuna e Vushtrrisë e bën drejtor zyrtarin që iu ngrit aktakuza për keqpërdorime
-
Ish-ministrja Dhurata Hoxha lirohet sërish nga akuzat për korrupsion
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë për keqpërdorim të detyrës e mashtrim me tender