Aktiviteti i prokurimit të Komunës së Prizrenit për riparcelimin e Planit rregullues të hollësishëm (ish-urban) për shpalljen e zonës së veçantë për industri të lehtë - Parku i Biznesit është anuluar. Zyrtarët komunalë vendimin për anulim e kanë arsyetuar me mospranimin e asnjë oferte të përgjegjshme nga operatorët ekonomikë. Por planet janë që ky aktivitet i prokurimit të ritenderohet.
Njoftimi për anulimin e aktivitetit të prokurimit të titulluar “Riparcelimi i planit të hollësishëm rregullues urban për shpalljen e zonës së veçantë për industri të lehtë Parku për industri të lehtë”, është publikuar të enjten në sistemin elektronik të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty shkruan se anulimi është bërë pas hapjes së tenderëve, pasi që një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon që të merret një vendim i tillë, shkruan sot Koha Ditore.
“Ky tender duhet të anulohet, sepse nuk kemi asnjë ofertë të përgjegjshme”, thuhet në njoftim, ku paraprakisht është theksuar se janë pranuar 3 oferta nga operatorët ekonomikë.
Njoftimi për kontratë për këtë aktivitet të prokurimit ishte publikuar në javën e tretë të muajit shtator të këtij viti, me ç’ rast theksohet se “sipërfaqja e përgjithshme e parcelës, e cila do të riparcelohet është 8.000 ari” dhe se “faza e parë do të jetë incizimi, ndërsa faza e dytë riparcelimi”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren
-
Anulohet tenderi mbi 1 milion euro për ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit
-
Anulohet prokurimi për digjitalizimin e shërbimeve në administratën e Prizrenit
-
Anulohet prokurimi për digjitalizimin e shërbimeve në administratën e Prizrenit
-
Kthehet në rivlerësim prokurimi për infrastrukturën e Parkut të Biznesit në Prizren