Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Anulohet konkursi për hetues në IPK

Inspektorati Policor i Kosovës ka anuluar konkursin e 24 korrikut me të cilin synohej të rekrutoheshin katër hetues të cilët do e hetonin Policinë e Kosovës.

Në korrik të 2017 IPK kishte hapur konkursin për 6 pozita të shërbyesve civil dhe konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës për 17 inspektor/hetues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

IPK në vendimit të publikuar në web faqen nuk jep shumë detaje mirëpo tregon se me vendimin e kryeshefit Hilmi Mehmeti është anuluar konkursi.

Më 6 nëntor të po këtij viti Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kishte marrë vendim që të mos nënshkruhen kontratat për kandidatët që janë përzgjedhur në konkursin e shpallur më 24 korrik 2017 “Inspektor/Hetues”.

Po atë ditë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, nëpërmjet një komunikate kishte dhënë edhe arsyet e pezullimit të këtij konkursi, shkruan kallxo.com.

“Ky vendim është marrë pas ankesave të shumta që kanë bërë kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në këtë konkurs. Ministri Sefaj ka kërkuar nga auditorët e brendshëm të MPB-së dhe i Inspektoratit Policor të Kosovës për të vlerësuar të gjithë procesin”, thuhej në komunikatën e MBP-së.