Policia e Kosovës njoftoi se ka marrë vendim të eliminojë konkursin për gradim në gradë ne rreshterit, që ishte shpallur më 12 shkurt të këtij viti. Në një njoftim për media, Policia tha se procesi për gradim ka qenë i rregullt, me përjashtim të disa procedurave teknike e administrative.
Policia tha se do t'i marrë për bazë rekomandimet e Inspektoratit Policor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me qëllim të eliminimit të të gjitha paqartësive dhe ruajtjes së kredibilitetit të procesit të cilat mund të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës, si dhe bazuar në rekomandimet e IPK-së, Policia e Kosovës merr vendim për anulimin e konkursit për gradim në gradën rreshter të shpallur me 12.02.2024. Policia e Kosovës, bazuar në të gjeturat dhe rekomandimet e IPK-së, pas rishikimit të procedurave dhe implementimit të ndryshimeve dhe rekomandimeve të IPK-së, do të fillojë me të gjitha përgatitjet e nevojshme administrative dhe logjistike, që procesi i gradimit për rreshter të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatë.
Policia tha se disa kandidatë kanë shprehur pakënaqësi për procesin e përgatitjes dhe mbarëvajtjes së konkursit, duke shtuar se këtij procesi i është bërë inspektim i jashtëzakonshëm.