Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të shtunën ka njoftuar për krijimin e një ekipi që do të hetojë dhe inspektojë konkursin e gradimit për rreshter në Polici.
Më 4 maj u mbajt testi me shkrim për këtë konkurs. Ka pasur ankesa për shkelje të ndryshme nga kandidatët, të cilat i ka pranuar IPK-ja.
“Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale”, thuhet në njoftim.
IPK-ja, siç thuhet në njoftim, varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr “veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore”.
-
Pas parregullsive, anulohet konkursi për gradimin e policëve në rreshterë
-
Anulohet konkursi për gradimin në gradë të rreshterit
-
IPK-ja gjen dobësi në procesin e gradimit për rreshter
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri në dy raste të ndara
-
IPK-ja rekomandon shtimin e personelit policor për Njësinë e trafikut në veri