Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” u ka bërë udhëtarëve thirrje që të plotësojnë formularaët e kërkuar nga shtetet ku udhëtojnë dhe të paraqiten në sportele me formularë të plotësuar. Përndryshe është thënë se nuk do të lejohen të udhëtojnë.
“Lusim të gjithë udhëtarët, që para paraqitjes në ANP 'Adem Jashari' të plotësojnë formularët e kërkuar nga shtetet ku udhëtojnë. Udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim. Këta formularë, mund t'i gjeni në uebfaqen e aeroportit www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë dhe po ashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit. Sa i përket dokumenteve shtesë dhe rregullave të udhëtimit, ju lusim që t'i referoheni ueb faqeve të ambasadave në Kosovë, për informacion shtesë”, thuhet nga ANP “Adem Jashari”.
-
Gjashtë shtetas të huaj dyshohen se prezantuan dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Ndalohet në Aeroportin e Prishtinës iraniani që paraqiti pasaportë belge që s'ishte e tij
-
Çfarë duhet të dini para se të merrni veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës
-
Arrestohet një serb në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se i kishte dokumentet e falsifikuara
-
Vdiq një person derisa po priste në Aeroportin e Prishtinës për të udhëtuar