Artan Nimani, që ka thirrjen Profesor Asistent, është zgjedhur rektor në Universitetin e Gjakovës.
Siç bëhet me dije, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” ka votuar sot për zgjedhjen e rektorit të ri.
Kujtojmë se Nimani njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së Kadri Veselit.
Tash për tash nuk janë dhënë më shumë detaje rreth rektorit të ri, vetëms se është bërë me dije se ai do ta marrë postin nga 1 tetori, kur edhe fillon viti i ri akademik.
Deri tash, rektor i UGJ “Fehmi Agani” ka qenë Prof. Dr. Shaban Buza.
Artikuj të ngjashëm
- Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani
-
Artan Dërmaku zgjidhet rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan
-
Emërohet nënkryetari i komunës së Gjakovës dhe disa drejtorë dikasteresh
-
Ish-rektori i Universitetit të Gjakovës i bashkohet PDK-së
-
Gjini drejt edhe një mandat në krye të Gjakovës