Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar disa drejtorë dikasteresh dhe po ashtu ka emëruar edhe nënkryetarin e Komunës.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës përmes rrjetit social “Facebook” nënkryetar i komunës është emëruar Flamur Fetahaj.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka marrë vendim për emërimin e nënkryetarit dhe drejtorëve të rinj në disa dikastereve.
Nënkryetar i Komunës është emëruar Flamur Fetahaj.
Drejtor për Punë të Përgjithshme Administrative Nikollë Lleshi, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është emëruar Afërdita Spahiu Shllaku, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Haxhi Sejdiu, drejtor për Punë Inspektuese Edmond Dushi, dhe drejtor i Arsimit Gjevan Nikollbibaj.
-
Flamur Fetahaj sërish nënkryetar i Gjakovës
-
Ardian Gjini shkarkon dy drejtorët kundërkandidatë për kryetar komune
-
Ministria për rastin e drejtorit të dyshuar për ngacmim seksual: Të trajtohet me prioritet
-
Pezullohet drejtori i një shkolle në Gjakovë pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj një të miture
-
Gjini drejt edhe një mandat në krye të Gjakovës