Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Flamur Fetahaj sërish nënkryetar i Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka emëruar sot nënkryetarin e kësaj komune. Nënkryetar do të jetë sërish, për mandatin e dytë Flamur Fetahaj.

Njoftimin e ka dhënë të mërkurën vetë Fetahaj.

"Sot, zyrtarisht, nga Kryetari Gjini, kam pranuar detyrën si Nënkryetar i Komunës së Gjakovës për këtë mandat të ri qeverisës", ka njoftuar në orët e mbrëmjes Fetahaj, në llogarinë e tij në Facebook duke shprehur falënderime për besimin që i është dhënë. "Kjo detyrë, është privilegj e mbi të gjitha përgjegjësi për t’iu shërbyer me nder bashkëqytetarëve të mi. Bashkë me Kryetarin Gjini dhe bashkëpunëtorët tanë, na presin angazhime dhe projekte me vlerë për Gjakovën tonë".