Ish-anesteziologu i klinikës “Medicus”, Sylejman Dulla, ka pranuar para gjykatës se ka pasur raste kur aty pacientëve u janë hequr veshkat, shkruan sot Koha Ditore. Mirëpo nuk ka treguar nëse ato janë shfrytëzuar për transplantim.
Pacienti i fundit, i cili është operuar në këtë klinikë, e ku Dulla ka asistuar si anesteziolog, ka thënë se e kishte “lëkurën me ngjyrë të errët” dhe nuk ka ditur të flasë gjuhën shqipe.
Këto deklarata anesteziologu i ka bërë të mërkurën në gjykimin e ish-kolegëve të tij, urologut Lutfi Dervishi dhe anesteziologut Sokol Hajdini.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
Një ish-pacient që iu hoq veshka, dëshmitar në rastin “Medicus”
-
Ekspertja mjekoligjore: Dy ish-pacientëve u janë hequr veshkat e majta në “Medicus”
-
Dita e veshkës dhe shërbimet e dializës në QKUK
-
Një pacienti në Kosovë i hiqen më tepër se 20 gurë në veshkë
-
Për herë të parë në Kosovë një pacientit në QKUK i hiqet një cist në të dy anët e veshkës