Arbëri

AME-ja publikon raportin me vërshime, tregon cilat zona janë më të rrezikuara

vershime

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka publikuar raportin për gjendjen me vërshime sot.

Në një raport thuhet se në Prishtinë ka vërshime në rrugën e Çagllavicës dhe nënkalimin përkatës.

Tutje raportohet se nënkalimi në Shkabaj, rruga për Obiliq,  është po ashtu i vërshuar. AME-ja ka njoftuar se shumica e rasteve të vërshimeve janë si pasojë e bllokimit të kanalizimeve.

Në Fushë-Kosovë vërshime sipas Agjencisë ka në fshatin Lismir.

“Rruga në fshatin Kuzmin e bllokuar për qarkullim. Në Sllatinë e Madhe, afër urës, vërshime të shkaktuara nga kanalizimet e bllokuara”, thuhet në njoftim.

Në Lipjan nuk raportohet për vërshime.

Në Obiliq, raportohet se nënkalimi në dalje të autostradës në fshatin Mazgit i bllokuar nga uji.

Vërshime janë paraqitur edhe në disa pjesë të tjera të komunave të Kosovës.

“Pas reshjeve të vazhdueshme dhe rritjes së nivelit të lumenjve, është konstatuar rrezik real për dalje të lumit Sitnica nga shtrati, veçanërisht në Lagjen ‘2 Korriku’”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni raportin e plotë:

Data: Gjendja nga ora 22:00 – 08:00, data 11.01.2026)

1. Bazuar në raportet nga Qendrat Operative Emergjente (QOE) 112.

• Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH).

• Drejtoritë për Siguri dhe Emergjenca në komuna.

• Informatat e drejtpërdrejta nga qytetarët përmes linjës 112.

Situata si pasojë e reshjeve atmosferike paraqitet si më poshtë:

Prishtinë

• Vërshime në rrugën e Qagllavicës dhe nënkalimin përkatës

• Nënkalimi në Shkabaj, rruga për Obiliq, i vërshuar

• Shumica e rasteve si pasojë e bllokimit të kanalizimeve

Fushë Kosovë:

• Vërshime në fshatin Lismir.

• Rruga në fshatin Kuzmin e bllokuar për qarkullim.

• Në Sllatinë e Madhe, afër urës, vërshime të shkaktuara nga kanalizimet e bllokuara.

Lipjan;

• Nuk ka pasur vërshime.

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar

Obiliq;

• Nënkalimi në dalje të autostradës në fshatin Mazgit i bllokuar nga uji.

• Vërshim i rrugës te rrethi afër pompës “Spahia”.

• Bllokim i rrugëve Hamedi–Plemetin dhe Obiliq–Palaj.

Drenas;

• Vërshime në lokalet e reja në qytet .

• Vërshim i rrugës te trafoja kryesore e KEDS-it.

• Vërshime në oborret e shtëpive në Qikatovë e Vjetër.

Podujevë:

• Nuk ka pasur vërshime.

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar.

Shtime:

• Nuk ka pasur vërshime.

• Niveli i ujit në lumenj është qetësuar.

Graçanicë:

• Vërshime në rrugën te Prishtina Mall.

• Vërshim i oborreve në fshatin Radevë.

Rajoni i Prizrenit:

• Prizren: Nuk ka pasur intervenime apo thirrje; rrugët të pastruara dhe të kalueshme.

• Suharekë: Gjendje e qetë; rrugët të kalueshme.

• Malishevë: Pa intervenime; rrugë të kalueshme.

• Rahovec: Pa intervenime; rrugë të kalueshme.

• Dragash: Pa intervenime; rrugë të kalueshme.

• Mamushë: Pa intervenime; rrugë të kalueshme.

Rajoni i Mitrovicës:

Pas reshjeve të vazhdueshme dhe rritjes së nivelit të lumenjve, është konstatuar rrezik real për dalje të lumit Sitnica nga shtrati, veçanërisht në Lagjen “2 Korriku”, Mitrovicë e Jugut:

Veprimet operative

• Është paraqitur kërkesë urgjente pranë Qendrës së Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për angazhimin e FSK-së.

• Niveli i rrezikut: I mesëm

Situata

• Ora 00:28: Reagim parandalues në bashkëpunim AME – NJPZSH – Policia – strukturat komunale.

• Ora 03:27: Rritje e nivelit të ujit për rreth 20 cm, depërtim në lagjen “2 Korriku”.

• Ora 05:30: Operacioni ka përfunduar me sukses; janë vendosur rreth 200 m mur mbrojtës me thasë zalli.

Pjesëmarrës në operacion

• AME – 2 automjete

• NJPZSH Mitrovicë Jugore – 2 automjete

• Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës – 15 anëtarë, 5 automjete

Komunat tjera:

• Vushtrri & Skenderaj: Pa raste të reja të raportuara.

• Qarkullimi rrugor i vështirësuar në disa segmente për shkak të ngricave.

Rajoni i Pejës:

• Pejë: 1 intervenim – rrezikim i 5 shtëpive, rruga “Qel Desku”, fshati Kliqinë

• Deçan, Klinë, Istog dhe Junik: Gjendje e qetë dhe stabile.

• Rrugët:

-Pejë–Rugovë e kalueshme me kujdes

-Pejë–Kullë e kalueshme vetëm për automjete të lehta

Rajoni i Gjakovës:

• Gjendje e qetë dhe stabile

• Niveli i ujit në lumenj në rënie

• Bllokim i rrugës Gjakovë–Qafë

Prush në fshatin Vogovë për shkak të shembjes së dheut.

• Intervenime nga SHME dhe kompania kontraktuese

Rajoni i Gjilanit:

Ferizaj:

• 5 raste vërshimesh në fshatrat Prelez, Mohoc, Tërrnë, Balaj.

• Evakuim i dy të moshuarve në Tërrnë

• Pompa aktive në të gjitha lokacionet

Kamenicë:

• Vërshime në Raogan dhe Topanicë – pompa aktive.

Gjilan, Viti:

• Situatë e qetë dhe nën monitorim

Kaçanik.

• Ngritje e nivelit të lumit Lepenc, pa dalje nga shtrati.

Komunat tjera;

• Hani i Elezit, Shtërpcë, Artanë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug: Pa raportime për vërshime

3. Kërkesa për mbështetje drejtuar QO AME-s.

• Kërkesa e NJPZSH Mitrovicë për bariera uji është miratuar dhe realizuar.

• AME në gatishmëri të plotë për mbështetje operative.

• Aktivizimi i FSK-së kërkuar për mbështetje parandaluese.

4. Përmbledhje

• Operacioni në Lagjen “2 Korriku” ka përfunduar me sukses.

• Pompat me kapacitet të lartë të KEK – Termocentrali A funksionojnë me kapacitet të plotë.

• Në Drenas, gjendja është nën kontroll.

• Ka filluar reshja e borës në shumicën e komunave, situat e cila zbutë rrezikun nga vërshimet. Ndërsa kujdesi për të evakuarit vazhdon.

Qendra Operative – Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME, MPB)