Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se Izraeli është i vendosur që ta shkatërrojë Hamasin dhe kapacitetet e tij.
Në Interaktiv të KTV-së ajo ka theksuar se Izraeli nuk është fajtor për vdekjen e mbi 1,000 fëmijëve në bombardimet ajrore në Gaza, pasi ka shtuar se Izraeli i ka paralajmëruar njerëzit që të largoheshin nga Gaza.
“Jemi duke provuar që të bëjmë dallimin mes Hamasit, xhihadistëve islamikë si organizata terroriste dhe popullit palestinez. Ne nuk kemi luftë me popullin palestinez, por Hamasi po qëndron në mes të civilëve. Ata po fshihen pas civilëve. Hamasi po vendos predhat dhe armatimet e tyre brenda shkollave, brenda xhamive, brenda spitaleve dhe po e përdorin popullsinë civile për të mbrojtur veten e tyre. Kështu që fatkeqësisht dhe e them shumë fatkeqësisht, civilët po lëndohen por është definitivisht që ky nuk është qëllimi ynë”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka insistuar se lufta nuk po bëhet me qëllimin spastrimin e Rripit të Gazës nga palestinezës.
“Beteja jonë, lufta jonë është me organizatat terroriste Hamas dhe me Xhihadin Islamik. Nuk synojmë ta pushtojmë Rripin e Gazës apo që ta menaxhojmë Rripin e Gazës. Do të donim që palestinezët ta menaxhonin veten e tyre aty pa kërcënimin e terrorit nga Rripi i Gazës. Shpresojmë që nga këto luftime të rezultojë një rrugë, nëpërmjet së cilës do të bëhet e mundshme që të jetojmë në fqinjësi me njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.
Ziv është shprehur optimiste se pas luftës, Hamasi do të shuhet dhe Izraeli do të ulet ta flasë me palestinezët për të gjetur një rrugë për bashkëjetesë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore.
-
Ambasadorja izraelite: Hamasi përgjegjës për vuajtjet e palestinezëve
-
Izraeli vlerëson gatishmërinë e Kosovës për ndërtimin e paqes në Gaza
-
27 të vrarë, përfshirë 14 fëmijë, nga një sulm izraelit në një shkollë në Gazë
-
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Si e portretizon OKB-ja luftën në Gaza është krejtësisht e anshme
-
21 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza