Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë Medaljen e Pavarësisë për ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie, i cili edhe për pak ditë e përfundon misionin e tij.
“Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj”, tha presidenti Thaçi.
Artikuj të ngjashëm
-
Delawie: SHBA-ja mbetet mbështetëse e parezervë e Kosovës në ecjen e saj përpara
-
Thaçi pranon urimin e Trumpit për pavarësi
-
Familja Bush dekorohet me Medaljen Presidenciale të Kosovës
-
Delawie: Çelësi i së ardhmes së Kosovës, në duart e qytetarëve
-
Thaçi e Haradinaj në SHBA, Delawie me mesazhe të forta në Prishtinë