Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dorëzuar ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, Medaljen Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dedikuar familjes Bush për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Kur babai juaj ka folur për të drejtat e popullit të Kosovës, të tjerët nuk kanë mundur ta gjejnë Kosovën as në hartë”, ka thënë Thaçi gjatë një takimi me Bushin në New York.
Përveç presidentit Bush të vjetër, Thaçi ka kujtuar edhe kontributin e presidentit George W. Bush, në jetësimin e aspiratës për Kosovën e pavarur.
Sipas njoftimit nga presidenca, Thaçi ka ftuar ish-guvernatorin e Floridës që të vizitojë Kosovën.
Në njoftim po ashtu theksohet se Bush ka vlerësuar respektin që ka populli i Kosovës për familjen e tij.
“Për mua dhe familjen Bush ky është një nder, që na falë shumë emocione. U jemi mirënjohës juve personalisht dhe gjithë popullit të Kosovës”, ka thënë Jeb Bush.
-
Ish-presidenti Bush dekorohet me Urdhrin e Pavarësisë
-
Thaçi ndan Medalje Presidenciale të Meritave për zyrën e Bankës Botërore në Kosovë
-
Ish-presidenti amerikan Clinton pritet me nderime të larta dhe dekorohet
-
Sot ditë zie për Bushin në Kosovë
-
Thaçi merr pjesë në varrimin e ish-presidentit George H. W. Bush në Teksas