Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ish-presidenti Bush dekorohet me Urdhrin e Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e SHBA-së, George W. Bush, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.

Thaçi dhe Bush kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

“Respekti për familjen e mrekullueshme Bush do të jetë i përjetshëm për shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Thaçi e ka dekoruar ish-presidentin Bush me Urdhrin e Pavarësisë.