Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, ka thënë se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të ketë një përfundim të mirë.
Ai në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se për të arritur një përfundim të mirë kërkohet guxim dhe ambicie.
Kolly tha se Zvicra është duke kontribuar maksimalisht që të gjendet një ujdi në dialog me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.
“Sigurisht se kemi shumë shpresë se dialogu do të çojë në një rezultat pozitiv. Zvicra në kuadrin e përpjekjeve të BE-së, që BE-ja po i zhvillon, ne gjithashtu po ofrojmë ndihmën tonë. Ne jemi në kontakt të ngushtë me Qeverinë këtu në Prishtinë, siç jemi edhe në kontakt të ngushtë me qeverinë e Beogradit, dhe sigurisht, shpresojmë që më në fund ky dialog të ketë një përfundim të mirë”, tha Kolly.
I pyetur nëse mund të ketë një marrëveshje përfundimtare mes të dy vendeve brenda këtij viti, ambasadori Kolly u shpreh se ka shpresë por kërkohet guxim dhe ambicie.
“Siç më tha një miku im i mirë, le të jemi të guximshëm. Pra, le të jemi ambicioz dhe të guximshëm. Pra, shpresojmë që po (të ketë një marrëveshje finale brenda vitit), ta përfundojmë dialogun në kushte shumë të mira”, tha Kolly.
-
Britania jep dy porosi: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta – Serbia të luajë rol konstruktiv
-
Szunyog në veri: Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog
-
Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje
-
Hill: Herët të thuhet se dialogu është i pasuksesshëm
-
Gërvalla e Lajçaku optimistë për përfundimin e dialogut, Daçiqi kërkon Asociacionin