Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka thënë se në takimin sot në Bruksel, Kosova ka propozuar që të pezullojë fazat e mëtutjeshme që kanë të bëjë me targat, në këmbim që Serbia më të mos lëshojë targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës, e po ashtu BE-ja të fillojë procesin e bisedimeve për propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.
Por, Bajrami ka thënë se kjo u refuzua çuditërisht.
“Në takimin urgjent të ftuar nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që Serbia të ndalojë së lëshuari targa ilegale dhe Serbia të fillojë procesin e bisedimeve të bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Gjermania e Franca. Çuditërisht, kjo u refuzua”, ka shkruar Bajrami në Twitter.
-
Deklarata e plotë e Borrellit lidhur me marrëveshjen për targat
-
Franca i bën thirrje Kosovës ta pranojë propozimin e BE-së
-
Personalitetet e vitit 2022: Josep Borrell – Arbitri i anshëm
-
Kurti falënderon ambasadorin Hovenier për rolin në marrëveshjen e arritur në Bruksel
-
Varhelyi mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për targat