Arbëri

Franca i bën thirrje Kosovës ta pranojë propozimin e BE-së

franca

Franca i ka bërë thirrje Kosovës që ta pranojë propozimin e Bashkimit Evropian për zgjidhjen e çështjes së targave me Serbinë. 

BE-ja kisht propozuar që Kosova ta pezullojë fazën e gjobitjes së qytetarëve me targa ilegale, e Serbia të mos lëshojë më targa ilegale me akronime të qyteteve të Kosovës. 

Në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Francës që është shpërndarë në Twitter nga ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë që dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe të ecin para drejt prespektivës evropiane.

Po ashtu ka thënë se dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshje tashmë të arritura, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Franca shpreh keqardhje për mosarritjen e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, pas takimit në Bruksel më 21 nëntor, nën drejtimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell. Franca e përkrah plotësisht ndërmjetësin evropian, që e bën të mundur të ecet para drejt një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Serbisë dhe Kosovës dhe dyja vendet të shkojnë kah perspektiva evropiane. Po ashtu Franca u bën thirrje dyja palëve t’i vazhdojnë bisedimet në ditët në vijim në frymën e kompromisit dhe t’i implementojnë marrëveshjet e dakorduar tashmë, përfshirë edhe dispozitat të lidhura me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, thuhet në komunikatë.