Franca ka bërë thirrje që statusi i komunitetit serb në Kosovë të zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar këtë si hap të domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fjalën e mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi francez ka theksuar se zgjedhjet lokale në veri kanë kaluar pa incidente dhe me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke kërkuar që kalimi i pushtetit të ndodhë në mënyrë të qetë.
“Nuk ka alternativë për normalizimin, i cili është thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë. Duhet respektuar zotimet e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë pasur pasoja negative për komunitetin serb dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit”, ka thënë përfaqësuesi i Francës.
Ai gjithashtu e cilësoi si “tërësisht të papranueshme” faktin që autorët e sulmit në Banjskë të vitit 2023 ende nuk janë sjellë para drejtësisë.
“Është e papranueshme që, dy vjet pas sulmit, përgjegjësit të jenë ende të lirë”, përfundoi përfaqësuesi francez.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
VIDEO:-
Guerot: Franca vazhdimisht i kërkoi Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë autorët e sulmit në Banjskë
-
KiE miraton raportin për Serbinë: Normalizimi me Kosovën vendimtar për anëtarësim në BE
-
Raporti i UNMIK-ut rithekson nevojën që sulmuesit e Banjskës të mbahen përgjegjës
-
Macroni uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Normalizimi i raporteve me Serbinë, çështje e sigurisë evropiane
-
BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve