Mban rolin e lehtësuesit të dialogut të nivelit të lartë Kosovë-Serbi, por Josep Borrell mori anë në disa raste. Anën e Serbisë.
Kur Qeveria vendosi t’i detyronte serbët që t’i zëvendësojnë targat ilegale të automjeteve me ato RKS, Borrelli kërkoi që vendimi të shtyhej për një muaj. Dhe, kur muaji shkoi dhe u afrua koha e nisjes së zbatimit, ai kërkoi edhe dhjetë muaj të tjerë. Por, meqë në një takim të thirrur nga ai palët në Bruksel nuk u morën vesh për një zgjidhjeje, ai bëri me gisht kah Kosova. Tha se “për fat të keq”, kryeministri Kurti nuk e pranoi propozimin e tij. E kur marrëveshja u mbërri, paralajmëroi se do të jetë arbitër dhe se nëse njëra palë është jokonstruktive, mund t’i japë fund procesit pa epilog dhe të emërtojë palën përgjegjëse për dështimin.
Edhe në tensionet e fundvitit, diplomati spanjoll kërkoi heqjen e barrikadave në veri tek pasi u bë publik sulmi ndaj një veture të EULEX-it, duke mos përmendur sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe plagosjen e një polici. E, për situatën, krahas Serbisë, bëri palë përgjegjëse edhe Kosovën.
-
Kurti: Borrelli në Bruksel iu përshtat qëllimit të Serbisë për targat, qëllimin e madh e hoqi nga agjenda
-
Personalitetet 2021/ Josep Borrell: Mësuesi i vështirë ndaj Kosovës
-
Borrell: Anëtarësimi në BE dhe progresi në dialog duhet të shkojnë dorë për dore
-
Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim dhe vullnet politik
-
Borrelli shpreson që masat ndaj Kosovës të hiqen shpejt, edhe pse gradualisht