Josep Borrell ka një prej posteve më prestigjioze që ekzistojnë në skenën politike ndërkombëtare. Është shef i Politikës së përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së.
Por në praktikë është ndër postet më të pafuqishme. Sepse politika e jashtme e BE-së është shumë pak “e përbashkët”. Sa e ka të vështirë, dëshmon fakti se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një prej prioriteteve të tija kryesore. Dhe shpesh është lavdëruar për sukses në këtë dialog. E suksesi ishte arritja e një marrëveshjeje të përkohshme për ngjitës në tabelat e veturave. Kështu “stikersat” në targat e veturave që kalojnë kufirin Kosovë-Serbi u bënë simbol i nivelit që mund ta arrijë politika e jashtme e BE-së, në krye të së cilës është Borrell.
Nuk u tregua shumë i vendosur kur duhet kundërshtuar bashkëbiseduesit. Sidomos jo ata që nuk shquhen për vlera, për të cilat angazhohet BE-ja. Heshti në konferencë për shtyp me shefin e diplomacisë ruse. Madje, në të e kritikoi Amerikën. Por publikisht e qortoi Kosovën pse nuk po e zbaton marrëveshjen për “zajednicën”, kur foli në konferencë me kryeministrin Kurti.
Së paku nuk doli të jetë “më katolik se Papa”. Këtë frazë e kishte përdorur në fillim të mandatit të tij kur kishte shprehur gatishmërinë që të pranonte edhe ndryshimin e kufijve të Kosovës si opsion i zgjidhjes së problemeve në raporte me Serbinë. Nuk e ka përsëritur më, por ka thënë se “palët vetë duhet të pajtohen për zgjidhjen finale”.
-
Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim dhe vullnet politik
-
Personalitetet e vitit 2022: Josep Borrell – Arbitri i anshëm
- Ndoshta është mirë që BE-ja të mos e ketë dialogun Kosovë-Serbi si prioritet më
-
Borrell: Anëtarësimi në BE dhe progresi në dialog duhet të shkojnë dorë për dore
-
Borrelli-Gjuriqit: Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut