Komisioneri evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e ka mirëpritur lajmin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave të mërkurën në Bruksel.
Varhelyi ka thënë marrëveshja ishte e nevojshme për të shmangur përshkallëzimin e situatës, dhe se sipas tij, tani duhet të vazhdohet me negociatat për normalizimin e marrëdhënieve.
“Mirëpresim lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.
Marrëveshjen për targat e njoftoi dje përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. Sipas marrëveshjes, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
-
BE-ja përgëzon Kosovën e Serbinë për targat, i fton për kthim në dialog
-
Borrell mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat
-
BE-ja: Dakordimi për targat, hap drejt procesit të normalizimit të marrëdhënieve
-
Deklarata e plotë e Borrellit lidhur me marrëveshjen për targat
-
Arrihet marrëveshja për targat