Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, nuk ka komentuar vendimin për shkarkimin e ekipit menaxhues për përgatitjet rreth themelimit të Asociacionit të komunave serbe.
Gjatë një vizite në Prizren, ai ka inkurajuar Qeverinë që të punojë në mënyrë konstruktive për këtë Asociacion.
“Është pozitive që diskutimet kanë nisur për Asociacionin gjatë takimit të 2 majit dhe kjo është shprehur nga përfaqësuesi i lartë dhe zëvendëspresidenti Borrell. Ne Franca dhe Gjermania e mbështesim këtë proces prandaj tani duhet të përqendrohemi në atë që është pozitive dhe frytdhënëse, që është diskutimi për Asociacionin dhe ne inkurajojmë Qeverinë e Kosovës të punojë në mënyrë konstruktive për Asociacionin, me qëllim që të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë ai.
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
-
Ambasadori francez: Për ta mbështetur Kosovën duhen institucione që funksionojnë mirë
-
Ambasadori francez për deklaratën e Rrustemit: S’kam koment dhe të mos kesh koment, është koment
-
Franca përshëndet formimin e institucioneve, thotë se do të vazhdojë ta mbështesë dialogun Kosovë – Serbi
-
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund të punojmë