Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger.
Weidinger ka thënë se Austria do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës, në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë.
Ambasadori Weidinger theksoi se “pandemia me Covid-19 paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Kjo na dëshmon se të gjithë jemi në të njëjtën situatë. Vetëm përmes bashkëpunimit do të mund të tejkalojmë këtë sfidë”, ka thënë ai.
Me këtë rast Konjufca ka falënderuar ambasadorin Weidinger për bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve, atij Austriak dhe të Kosovës, duke cekur edhe programin “Demos-ti”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.
“Konjufca ka përmendur edhe ndihmën e vazhdueshme e të gjithanshme të cilën Austria i ka ofruar Kosovës, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të dy shteteve”, ka thënë ai.
-
Konjufca e ambasadori austriak dakordohen për thellim të bashkëpunimit
-
Konjufca kërkon nga Austria ta vazhdojë mbështetjen për liberalizimin e vizave
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Konjufca-Sorensenit: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke
-
Diplomatët e huaj e Konjufca në takim, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së e zhvillimet e brendshme