Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është lajm shumë i mirë arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente udhëtimi.
Rohde në një postim në Twitter ka thënë se do më tepër lajme të tilla të mira dhe është me rëndësi të arrihet edhe marrëveshje për targa dhe energji.
Rohde ka reaguar në postimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes.
“Vërtetë lajm i mirë. Më tepër nga kjo, veçanërisht për energji dhe targa”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Really good news? More of this please i.e. on energy, licence plates? https://t.co/AJzfygvbGp
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 27, 2022