Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt e ka falënderuar Universitetin Johns Hopkins për përfshirjen e Kosovës në bazën e të dhënave të të infektuarve me koronavirus.
“Është ky lajm i mrekullueshëm, faleminderit”, ka shkruar Heldt përmes “Twitter”-it të premten.
Falënderimi i tij ka ardhur pasi që Johns Hopkins i ishte përgjigjur kërkesës së ambasadorit, për përfshirjen e Kosovës në këtë bazë të të dhënave, transmeton KOHA.
“Të dhënat për Kosovën tani janë në bazën e COVID-19”, shkruan në statusin e Johns Hopkins. “Ju falënderojmë për durimin, derisa ekipi ynë punoi rreth kësaj”.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadori gjerman i kërkon Johns Hopkinsit të përfshijë edhe Kosovën në databazën për koronavirus
-
Heldti përgëzon Qeverinë e Kosovës për punën kundër COVID-19
-
Rohde: Duhet angazhim më i madh në Kosovë për ta luftuar COVID-19 dhe korrupsionin
-
Për 4 javë, 303 mërgimtarë raportuan se u infektuan në Kosovë
-
Heldti kërkon unitet mes partive politike në luftën kundër pandemisë