Ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një videoje të publikuar në Twitter.
Duke përmendur përparimin e Kosovës dhe dëshirën për ta njohur edhe më mirë Kosovën, megjithatë, Rohde përmed edhe disa sfida.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka shumë sfida, përfshirë ato për në integrimin euro-atlantik. Më lejoni të theksoj një gjë: Gjermania është përkrah jush”, thotë ndër tjera Rohde, përcjell KOHA.
“Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë në listën tonë gjatë presidencës së Këshillit të BE-së. Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë është prioritet i rëndësishëm, Gjermania, si donatorja më e madhe bilaterale, gjithashtu pret përparim substancial në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit”, thotë Rohde.
Në fund, Rohde thotë se situata me pandeminë në Kosovë nuk është e mirë dhe se Qeveria e Parlamenti duhet të fokusohen në luftën kundër COVID-19.
“Shifrat në rritje janë brengosëse. Duhet angazhim më i madh për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të rimëkëmbur ekonominë”, thotë Rohde.
Good morning #Kosovo! Here is my video message to all Twitter followers in ??and elsewhere ?. Looking forward to meeting you all soon (virtually)! pic.twitter.com/aU79xdrim8
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2020