Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Në këtë takim, siç njofton komunikata, u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Mustafa e informoi ambasadorin italian lidhur me objektivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me ç ‘rast kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.
Gjithashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave në shkencën e forenzikës.
Në anën tjetër, ambasadori Sardi i tha ministrit Mustafa se Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë.
-
UNDP e gatshme të mbështesë edhe më tutje MPB-në e Kosovës
-
Austria do të vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës, veçanërisht për institucionet e sigurisë
-
MPB: OSBE-ja do të vazhdojë ta përkrah Kosovë
-
Mustafa në në Itali flet për liberalizim vizash
-
Kosova, pjesë e projektit për përmirësimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe BE