Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nuk anulon pritjen për festën e 28 Nëntorit

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë kishte paralajmëruar një pritje në Prishtinë për të shënuar festën e 28 Nëntorit, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe shumë institucione tjera në Kosovë e Shqipëri.

Por, ndonëse shumica e këtyre organizimeve u anuluan si pasojë e tërmetit tragjik në Shqipëri, kjo Ambasadë nuk e ka parë të udhës që të anulojë atë organizim.

Në këtë pritje, përpos Ambasadorit Qemal Minxhozi, ishin edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e akterë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Image

Nesër në Kosovë është shpallur ditë zie. 

Mëngjesin e së martës, qytetarët në Shqipëri u zgjuan nga tërmete të fuqishme. Tërmeti ishte i magnitudës 6.3 që goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë, epiqendra e së cilit ishte në Detin Adriatik, 40 km larg Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit.

Pastaj janë ndierë edhe lëkundje të tjera më të lehta, por një tërmet tjetër i fuqishëm është regjistruar edhe në orën 7:10, që ishte me magnitudë 5.4.