Ambasada e SHBA-së në Beograd ka konfirmuar se njohja e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës është qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër që i dërgoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pak ditë më parë, kishte kërkuar njohjen e ndërsjellë mes Serbisë e Kosovës.
“Si në kohën e ish-presidentit Donald Trump, por edhe në kohën e tashme të presidentit Joe Biden, SHBA-ja ende ndan qëllimin kryesor të politikës së jashtme të Serbisë për pranimin në BE, normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, me njohje të ndërsjellë si bazë, që ka qenë prej kohësh çelësi për arritjen e këtij qëllimi”, ka thënë zëdhënësi i Ambasadës, James Hagengruber, për Tanjug.
Ai ka shtuar se ish-presidenti Trump kishte shprehur qartazi politikat e tij.
“Ish-presidenti Trump gjithashtu e shprehu këtë politikë shumë qartë. Si shembull, në vitin 2019, i shkroi presidentit Aleksandar Vuçiq, rreth “mbështetjes së palëkundur” të SHBA-së për themelimin e bashkëpunimit rajonal dhe veçanërisht angazhimit të tij për marrëdhënien me Kosovën”, Hagengruber.
-
DASH: Synimi afatgjatë i politikës së SHBA-së, njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
-
SHBA: S’ka ndryshuar pozicioni për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
-
Blinken i shkruan Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën të përqendrohet në njohje reciproke
-
Bideni ia kërkon Vuçiqit sërish njohjen e Kosovës
-
Bideni për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi: Kërkohen kompromise