Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se e mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përqendrohet në njohje reciproke. Ai ka përmendur se duhet bërë kompromise në këtë proces.
Në një letër dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Biden ka thënë se SHBA-ja do t’i mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qendrueshme mes dy vendeve.
“SHBA-ja do të vazhdojë t`i mbështesë përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Bidenit dërguar Osmanit.
Ai ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është esenciale për Kosovën që të realizojë potencialin për integrim në institucionet euroatlantike.
“E di që për të arritur këtë duhet fleksibilitet dhe kompromise të vështira gjatë rrugës dhe SHBA-ja do të jetë partner i juaj në çdo hap”, ka thënë ai.
{gallery}
-
Biden: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë kërkon kompromise të vështira
-
Biden për dialogun Kosovë – Serbi: Marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe të ruajë sovranitetin
-
Epoka e Bidenit, si ndryshoi qasja e SHBA-së nga njohja në qendër te njohja eventuale
-
Biden: Inkurajojmë Kosovën t’i përmbushë obligimet e dialogut me Serbinë
-
Biden në urimin për 16-vjetorin e Pavarësisë, kërkon zbatim të marrëveshjeve me Serbinë