Ambasada e Rusisë në Suedi duke prezantuar çmimet e karburanteve në Evropë ka publikuar të martën një hartë duke e paraqitur territorin e Kosovës si shtet të pavarur dhe Krimenë e Donbassin si pjesë të Ukrainës.
Postimi në Twitter u bë viral kryesisht për territoret ukrainase.
Rusia përkrah Serbinë dhe në vazhdimësi ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.
Ky shtet ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, ndërsa Donbassin e shpalli shtet të pavarur vitin e shkuar pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina paralajmëron kthimin e Krimesë në Ditën e Pavarësisë
-
Ambasada e Ukrainës në Beograd thotë se e mbështet integritetin territorial të Serbisë
-
Duke dënuar Rusinë, Sllovakia “njeh” Kosovën
-
E drejta ndërkombëtare sipas Rusisë: Kosova s’bën të njihet e Krimeja po
-
Putini përsërit: Kosova vendosi precedent për republikat në Donbas