Teksa ka dënuar aneksimin rus të territoreve të Ukrainës, Republika e Sllovakisë me një hartë të publikuar në uebfaqen zyrtare “e ka njohur” Kosovën si shtet, duke ia njohur kufijtë e saj.
Në hartën e publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova paraqitet në kufijtë e saj të plotë.
Sllovakia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Dënojmë fuqishëm aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia. Një tjetër akt i agresionit rus kundër Ukrainës sovrane dhe të pavarur. Sllovakia nuk do t’i njohë këta hapa të paligjshëm. Do të vazhdojmë me përkrahje për fqinjin tonë”, ka shkruar në Twitter ministri i Jashtëm sllovak, Rastislav Kaçer.


-
Rusia s’e njeh Kosovën por e paraqet hartën e saj
-
Konjufca reagon pas deklaratës së Zelenskyt: E mbështetëm Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
-
Kryeministri sllovak pro-rus s’sheh arsye për ta njohur Kosovën
-
Ukraina po shqyrton njohjen e Kosovës
-
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush