Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke thënë se e mbështesin plotësisht atë që ka thënë ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Humbert Lebet, i cili adresoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se është gabim të jepen para për veteranë të rrejshëm të luftës e të mos investohet për projekte me rendësi për vendin.
“Ne mbështesim plotësisht atë që Ambasadori zviceran Lebet tha: krimi, korrupsioni dhe nepotizmi janë sfida që njerëzit që e duan Kosovën duhet të ndërmarrin veprime kundër”, thuhet në postimin e Ambasadës së Italisë në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe Kosnetti pajtohet me O’Connellin rreth deklarimeve të ambasadorit zviceran për veteranët e rrejshëm
-
Ambasadori gjerman mbështet deklaratat e ambasadorit zviceran
-
O’Connell mbështet ambasadorin zviceran: Lebet e tha atë që të gjithë e mendojmë
-
Ambasada e Italisë: Shpresojmë në zgjidhje të shpejtë dhe konstruktive për çështjen e presidentit
-
Italia: Qëndrojmë me Kosovën