Ambasada e Britanisë në Kosovë është shprehur e shqetësuar për shuarjen e Task-forcës për luftimin e korrupsionit.
Në një përgjigje për KOHËN, Ambasada ka thënë se presin nga Qeveria të ketë plane të qarta për krijimin e një byroje të fuqishme e cila e ka mision luftimin e korrupsionit.
Gjithashtu kanë bërë të ditur se ata bashkë me partnerët tjerë ndërkombëtarë do t’i mbështesin këto përpjekje.
“Qeveria e Kosovës është zotuar publikisht për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërmarrë reforma thelbësore gjyqësore. Ne jemi të shqetësuar për vendimin për të shuar task-forcën dhe presim që Qeveria të ketë plane të qarta për krijimin e një byroje të fuqishme anti-korrupsion për ta zëvendësuar atë, ashtu siç parashikohet nga rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit. Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë janë të gatshëm për të mbështetur këto përpjekje”, thuhet në përgjigje.
-
Parlamenti Evropian i shqetësuar për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion
-
Shuarja e Task-forces anti-korrupsion ngre shqetësime serioze edhe në Bruksel
-
EULEX-i e sheh shqetësuese shuarjen e Task-Forcës, kërkon sqarime nga Qeveria për pozicionin e saj
-
Qeveria e Kosovës sot pritet ta shfuqizojë Task-forcën që merret me luftimin e korrupsionit
-
Ambasada britanike mbështet aksionin e djeshëm për luftim të kontrabandës