Ambasada britanike në Kosovë ka shprehur mbështetje për aksionin e djeshëm në disa komuna për ndaljen e kontrabandës me mallra dhe krimit të organizuar.
Në reagimin e ambasadës thuhet se veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e mbështesin Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ambasadës, përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimi i retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje midis komuniteteve në Kosovë.
“Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt dhe ata që e kërcënojnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagim.