Qeveria e Kosovës sot pritet ta shfuqizojë Task-forcën Anti-Korrupsion. Ky propozim është bërë i ditur në agjendën e Qeverisë, ku thuhet se do e shqyrtojë propozim-vendimin për shfuqizimin e kësaj Task-force në kuadër të Policisë së Kosovës, shkruan KOHA.
Më 26 shkurt të vitit 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që në kuadër të saj, ta themelojë këtë Departament Special Antikorrupsion, me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptive në Kosovë.
Lidhur me këtë propozim ka reaguar edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke e quajtur propozimin si hakmarrje e politikës ndaj zyrtarëve të Task Forcës.
{gallery}
-
Ambasada britanike në Kosovë shprehet e shqetësuar për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion
-
Shuarja e Task-forces anti-korrupsion ngre shqetësime serioze edhe në Bruksel
-
EULEX-i e sheh shqetësuese shuarjen e Task-Forcës, kërkon sqarime nga Qeveria për pozicionin e saj
-
GLPS: Shuarja e task-forcës kundër korrupsionit, tendencë për ndërhyrje dhe shtrirje të pushtetit
-
Shfuqizimin e Task-forcës kundër korrupsionit, IKD-ja e quan hakmarrje politike